AAK-ja propozon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe bartës të listës me sloganin “Krah teje”. Lista ka 110 kandidatë; programi zgjedhor ka tri shtylla: qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, siguria dhe integrimi euro-atlantik. Haradinaj ka qenë dy herë kryeministër. Në zgjedhjet e fundit koalicioni AAK-Nisma mori 66,256 vota (7.06%), me 8 deputetë.
Posted inKryesore


