Njësia e Antiterrorit po zgjeron hetimet për përfshirjen e Hamza Ukës dhe Julian Cumrakut, të ndaluar me armë dhe flamur të zi të ISIS në Orosh të Pukës. Në banesë u gjetën pesë çanta me libra për xhihadin, përfshirë “44 mënyra për ta përkrahur xhihadin”; ekspertët thonë se ato promovojnë dhunën. Dy celularë të fikur pa SIM u sekuestruan. Pas rrethimit 12 orësh, të dy u dorëzuan; Gjykata i caktoi masën arrest me burg. Hetimet vazhdojnë.
Posted inKryesore


