Një sherr i dhunshëm mes dy grupeve në Fresk të Tiranës dyshohet për motive të dobëta. Policia ka nisur hetimet për pesë persona që kanë ushtruar dhunë ndaj katër të tjerëve. Sipas njoftimit, shtetasit E. M., G. R., T. Z., E. H. dhe F. H. janë lënë në gjendje të lirë pasi, në Fresk, me bashkëpunim, kanë goditur me grusht shtetasit D. B., D. B., F. M. dhe B. M. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


