Policia e Shkodrës arrestoi në flagrancë një 32‑vjeçar nga fshati Kapedan për shpërndarje narkotikësh. Gjatë kontrollit në lokalin që administronte dhe një ambient pranë tij, u sekuestrua kanabis i ndarë në doza për shitje. I dyshuari, Klemjan Perndreu, u procedua për veprat ‘prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ dhe ‘përshtatja e lokalit për përdorim droge’.
Posted inKryesore


