GJKKO pranoi kërkesën e SPAK për pushimin e hetimeve ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Ai akuzohej për veprat “refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Pas hetimeve SPAK tha se nuk ka prova; gjyqtari paraprak konfirmoi rezultatin: nuk ka vepër penale.
Posted inKryesore


