Policia e Tiranës finalizoi operacionin “Target” kundër rrjetit të shpërndarjes së drogës. Në Komunën e Parisit u arrestuan në flagrancë A. V., 23 vjeç, dhe E. Dh. (K.), 33, të dy nga Tirana, të dyshuar për shitje kokainë në lokale. Sekuestrohen 250 g kokainë, 2 celularë dhe një shumë parash. Hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Posted inKryesore


