Një aksident i rëndë në punë i mori jetën hidraulikut H. P., 64 vjeç, pasi ra nga lartësia në kantierin e Paskuqanit. Viktima u dërgua në spital por ndau jetën. Administratori i firmës ndërtuese, A. M., u arrestua në flagrancë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Hetimet vazhdojnë dhe pritet ekspertizë; materialet i referohen Prokurorisë së Tiranës.
Posted inKryesore


