Një shtetas 24-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet kosovare për vjedhje të rëndë, u kap në fshatin Borje, Kukës dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Kosovë. Gjykata Themelore e Prizrenit i kishte caktuar masën ‘Arrest në burg’. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Kosovën, do të kryejë procedurat për ekstradimin.
Posted inKryesore


