Policia e Tiranës arrestoi dy persona, H.Z. dhe D.Q., të dy 22 vjeç, dhe procedoi penalisht R.H., 45 vjeç, për tregtim të kundërligjshëm të lëndëve piroteknike. Gjatë kontrollit u sekuestruan sasi të konsiderueshme lëndësh piroteknike, djegëse dhe plasëse, si dhe veshje të dyshuara kontrabanduese, të referuara Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Posted inKryesore


