FSHF miratoi propozimin e Bashkisë Durrës për ndryshim dhe bashkëfinancim të një fushe të re futbolli në Katund të Ri. Fusha do të ketë bar natyral, dhoma zhveshjeje dhe tribunë me 735 ulëse. FSHF do të rrethojë fushën, mbjellë barin, instalojë vaditje dhe portat. Do të shndërrohet në mini-stadion për stërvitje dhe skuadra profesioniste, në kuadër të zhvillimit të infrastrukturës dhe nxitjes së fëmijëve e të rinjve në futboll.
Posted inSport


