Policia e Vlorës zbardh ngjarjen në Vlorë rreth tre javë më parë: një lëndë plasëse shpërthoi në portën e një banese. Në operacionin ‘Objektivi’ arrestuan babë e bir, D. G. (59) dhe F. B. (29), për shkatërrim pronës me eksploziv dhe vjedhje. Sipas hetimeve, ata mbajtën një VW Golf Plus të vjedhur nga Elbasani dhe e përdorën për ngjarjen; makina u djeg e u gjet në Babicë e Vogël. Hetimet vijojnë.
Posted inKryesore


