Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, konfirmoi se do të jetë ministër edhe në qeverinë e re Kurti. Ai theksoi se investimet në armatim dhe mbrojtje, përfshirë artilerinë moderne të SHBA-së dhe dronët turq, synojnë forcimin e kapaciteteve mbrojtëse pa kërcënuar fqinjët. Gjithashtu po ndërtohet një fabrikë municionesh në Gjakovë për plotësimin e nevojave të Forcës së Sigurisë dhe eksport.
Posted inRajoni


