SPAK ka dërguar në gjyq kryebashkiakun e Shkodrës, Benet Beci, për shkelje të barazisë në tendera, lidhur me tenderin e “Zhvillimit Strategjik të Sektorit Energjitik” me fond limit 69.5 mln lekë. Beci akuzohet për favorizim të kompanisë fituese “Consulting & Management Albania”. Hetimet bazohet në mesazhet e zbuluara në celularin e Evis Berberit, që zbuluan skemë korrupsioni në tendera me pjesëmarrjen e disa zyrtarëve dhe ekspertëve të rilindjes. Kontrolli i Lartë i Shtetit kishte sinjalizuar që tenderi ishte i panevojshëm pasi strategjia ekzistonte më parë, por dosja u harrua derisa zbuluan komunikimet mes përfshirësve.
Posted inKryesore


