SPAK ka dërguar në gjykatë Benet Becin, kryebashkiakun e Shkodrës, për “Shkelje të barazisë në tendera” lidhur me një tender 69.5 milionë lekë për zhvillim strategjik në sektorin energjetik. Hetimi u bazua në mesazhet e sekuestruara në celularin e Evis Berberit, bashkëshortit të Adela Rukos, e cila drejtonte komisionin e tenderit. Nga bisedat u evidentuan pazare për ndarjen e fondeve dhe favorizim i kompanisë fituese, pavarësisht se strategjia ekzistonte më parë sipas KLSH. SPAK akuzon grupin për manipulim të procedurës dhe krijim privilegjesh të padrejta.
Posted inKryesore


