Pas mbledhjes së Grupit Teknik Ndërsektorial, u vendos që tre fëmijët dhe nëna e tyre në Durrës të marrin ndihmë mjekësore kundër zgjebes dhe ndihmë sociale. Ata do qëndrojnë në spital deri në shërim, më pas do ndiqet mbikëqyrje sociale dhe pastrim i banesës. Organizatat Nisma ARSIS dhe World Vision mbulojnë financimet. Përveç ndihmës mjekësore, do të ndihmohet në regjistrimin në Durrës për skemat sociale dhe do ofrohet mbështetje psikologjike dhe punësim për nënën, me qëllim mbajtjen e familjes së bashku dhe përmirësimin e kushteve jetësore.
Posted inEkonomi


