Pas mbledhjes së Këshillit për Siguri Kombëtare në Serbi, presidenti Vuçiç pretendon se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po armatoset në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe kërcënon Serbinë. Ekspertët e quajnë këtë propagandë dhe kërkojnë që institucionet e Kosovës të ndërmarrin kundërstrategji, veçanërisht në rrjetet sociale. Ministria e Mbrojtjes së Kosovës mohon pretendimet, duke theksuar se zhvillimi i FSK-së është për mbrojtje dhe në përputhje me Kushtetutën dhe standardet e NATO-s. Serbia përdor Rezolutën 1244 për të kundërshtuar shtetësinë e Kosovës dhe transformimin e FSK-së në ushtri.
Posted inRajoni


