Mbretëria e Bashkuar miratoi ndërtimin e ambasadës më të madhe kineze në Evropë, në Londër, pavarësisht shqetësimeve për spiunazh dhe mbikëqyrje. Projektin, që ka hasur në protesta dhe kundërshtime që prej 2018, e miratoi Sekretari për Qeverisjen Vendore, duke theksuar se janë marrë në konsideratë të gjitha shqetësimet e sigurisë. Kryeministri Starmer synon dialogun me Kinën, ndërsa miratimi pritet të hapë rrugën për vizitën e tij në Pekin, e para që prej 2018.
Posted inEvropa


