Një rrjet nënkontraktorësh satelitë u përdor nga Bankers Petroleum për të vjedhur miliarda lekë nga pasuria publike në Patos-Marinzë. Kompani si Qinglong, Albtalent dhe GES, me pronarë të rremë në letra, u përdorën për transferimin fiktiv të parave në Kinë dhe Kazakistan, duke fshehur fitimet dhe shmangur taksat. Kjo skemë kriminale solli zhdukjen e miliona eurove dhe u zbulua pas një hetimi tatimor që çoi në arrestime. Paratë e përfituara përdoren për blerje fusha nafte jashtë vendit, ndërsa shqiptaret u vodhën.
Posted inEkonomi


