Ndërsa në Shqipëri investimet e familjes Trump dhe Jared Kushner trajtohen si lajm pozitiv dhe arritje diplomatike, mediat perëndimore shprehin dyshime për transparencën dhe konfliktin e interesit. Marrëveshjet për ishullin e Sazanit dhe Zvërnecin lidhen me afërsinë e Edi Ramës me Kushner-Trump. Komiteti shqiptar miratoi ndërtimin e resortit luksoz në Sazan, por opozita dhe ambientalistët kërkojnë sqarime për mungesën e konkurencës dhe ndikimet ekologjike. Kushner dhe Ivanka synojnë investime të mëtejshme në rajon, ndërsa shqetësimet për përfshirjen e tyre në politika dhe biznes vazhdojnë në Uashington.
Posted inKryesore


