Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe globalisht, duke përfshirë pjesëmarrjen në Bordin e Paqes, iniciativë e SHBA për rindërtimin e Gazës. Ai theksoi se kjo është vazhdimësi e përpjekjeve të Kosovës, duke përmendur ndihmën financiare dhe pjesëmarrjen e FSK-së në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese. Profesori Gëzim Visoka vlerëson se kjo pjesëmarrje mund të forcojë pozicionin diplomatik të Kosovës jashtë organizatave ndërkombëtare.
Posted inRajoni


