Kaloi pa zhurmë fundjavën e kaluar një forum dialogu në Vlorë, ku pritej të ishte Edi Rama, i cili anuloi në minutat e fundit udhëtimin për shkak të shqetësimeve rreth hetimeve të SPAK për Belinda Ballukun. Në takimin e Grupit të Punës për Zgjerimin në Bruksel u diskutua situata institucionale në Shqipëri dhe shqetësimet e vendeve si Gjermania, Franca dhe Holanda për refuzimin e arrestimit të Ballukut. Marta Kos, komisionere për Zgjerimin, alarmoi Ramën, i cili reagoi me telefonata diplomatike për të shmangur përshkallëzimin. Çështja Balluku është provë kredibiliteti për Shqipërinë në BE dhe pengimi i SPAK mund të zgjatë rrugën drejt integrimit.
Posted inKryesore


