Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë stërvitjen e parë të përbashkët trepalëshe këtë vit, në përputhje me konceptin strategjik të NATO-s dhe objektivat euroatlantike. Takimi trepalësh konfirmoi përkushtimin për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim ushtarak në rajon, me fokus në rritjen e ndërveprueshmërisë dhe avancimin e kapaciteteve të mbrojtjes. Sipas marrëveshjes, tri shtetet parashohin blerje të përbashkëta armatimi nga SHBA-ja dhe mbështesin integrimin euroatlantik, megjithëse Serbia nuk i është përgjigjur ftesës për t’u bashkuar.
Posted inRajoni


