Kthesë në drejtimin e Marseille, Benatia qëndron! Longoria me rol institucional

Shpërndaje:

Lexoje me nge

Një zhvillim i papritur ka tronditur Olympique de Marseille. Drejtori i futbollit Medhi Benatia, pas dorëheqjes së shpallur, do të mbetet në detyrë deri në fund të sezonit me kërkesë të pronarit Frank McCourt. McCourt konfirmoi se Benatia do të mbikëqyrë aktivitetet sportive dhe zgjedhjen e trajnerit, ndërsa presidenti Pablo Longoria do të fokusohet në aspektin institucional. Ky ristrukturim vjen pas një periudhe të vështirë për klubin, përfshirë eliminimin nga Liga e Kampionëve dhe largimin e trajnerit Roberto De Zerbi. McCourt njoftoi se emërimi i trajnerit të ri do të bëhet së shpejti dhe do të takojë ultrasit për të qetësuar situatën.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *