Shqiptarët në Bordin e Trump/ Europianët refuzojnë ftesat për në Washington

Shpërndaje:

Lexoje me nge

Takimi inaugurues i Bordit të Paqes i presidentit Trump do të mbahet më 19 shkurt në Washington, me pjesëmarrjen e Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. SHBA pret të shpallë 5 miliardë dollarë ndihma për Gaza. Ndërkohë, shumica e vendeve europiane janë skeptike ose refuzojnë t’i bashkohen nismës, duke preferuar të mbështesin OKB-në si strukturë ekzistuese për zgjidhje ndërkombëtare. Vetëm Hungaria dhe Bullgaria kanë sinjalizuar dakordësinë e plotë, ndërsa BE-ja nuk do të bëhet anëtare, duke dërguar vetëm një komisionere si përfaqësuese. Nisma përballet me rezerva për zgjerimin e mandatit dhe përputhshmërinë me rendin shumëpalësh.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *