Policia iu përgjigj me agresivitet protestuesve të Partisë Demokratike më 20 shkurt, duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës, përfshirë edhe në oborrin e një xhamie. Përplasjet përfshinë hedhjen e molotovëve, dhunë nga civilë të maskuar dhe shoqërime masive në komisariate. Protesta rëndohej nga akuzat ndaj qeverisë Rama-Balluku dhe fjalimi i Sali Berishës, i cili e cilësoi Ramën kriminel. Reagimi i shtetit u perceptua si më represiv, synim i tij frika ndaj protestave të ardhshme.
Posted inKryesore


