Sekretari i Përgjithshëm i ICMG, Iakovos Filippousis, së bashku me udhëheqjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, u prit nga Ministri Blerim Gashani për të diskutuar organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Diskutimet përqendruan në bashkëpunimin dhe përshpejtimin e procedurave për ndërtimin dhe rinovimin e objekteve sportive dhe Fshatit Mesdhetar, me qëllim organizimin e një ngjarjeje model dhe përgatitjen e ekipeve konkurruese për edicionet 2026 dhe 2030.
Posted inRajoni


