Anëtari i Komisionit për Legjislacion nga Lëvizja Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka njoftuar se janë ngarkuar nga kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, për të shqyrtuar amendamentet e propozuara nga presidentja Osmani, me qëllim të eliminimit të ngërçeve që pengojnë funksionimin dhe stabilitetin e institucioneve. Mbledhja për këtë shqyrtim do të mbahet në orën 18:00.
Posted inRajoni


