Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zbuloi në SYRI TV se gjatë zgjedhjes së presidentit, pas shpinës së saj punohej me kandidatë të tjerë dhe iu kërkua të hynte formalisht si kandidate kundër Glauk Konjufcës. Ajo mohoi kushtëzime dhe propozime koncesionesh, duke theksuar se kërkesa e vetme ishte testimi i numrave në Kuvend. Osmani foli për lidhjet historike të Kosovës me SHBA-në dhe ftesën që mori për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes. Ajo hodhi poshtë aludimet për një pakt me Edi Ramën kundër Kurtit, duke i quajtur absurde dhe të rrezikshme, dhe tha se gjithë puna e saj ka qenë në mbrojtje të Republikës së Kosovës dhe demaskimit të Serbisë. Osmani tha se do të flasë më shumë për ndryshimin e qëndrimit të Kurtit në momentin e duhur.
Posted inRajoni


