Deputetët e Parlamentit Evropian miratuan strategjinë për zgjerimin e BE-së si përgjigje ndaj sfidave gjeopolitike dhe për të mbështetur sigurinë e bllokut. Strategjia përfshin Shqipërinë dhe Malin e Zi me synim përfundimin e negociatave deri 2027, ndërsa Kosova mbetet pa status kandidati. Theksohet rëndësia e sundimit të ligjit, reformave demokratike, dialogut Kosovë-Serbi dhe përshpejtimit të negociatave me Ukrainën e Moldavinë. BE pret reforma të thella për anëtarësim dhe rezistencë ndaj ndikimeve negative të jashtme.
Posted inEvropa


