Kryeministri Edi Rama iu përgjigj ashpër kritikave ndërkombëtare për mbrojtjen që i bëri Belinda Ballukut, duke e konsideruar çështjen një “eksperiment socio-politik” kundër dinjitetit të deputetëve. Ndërkohë, diplomatët perëndimorë kërkuan që imuniteti parlamentar të mos pengojë drejtësinë, duke mbështetur SPAK-un dhe theksuar rëndësinë e ndjekjes së pandërprerë të drejtësisë për progresin e Shqipërisë drejt BE-së. Reagimet e diplomacisë ishin më të forta se herët e tjera ndaj Ramës që prej prishjes së marrëveshjes zgjedhore të 2021.
Posted inKryesore


