Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi paralajmëron se blerja e raketave supersonike CM-400 nga Kina nga Serbia paraqet rrezik për misionet ndërkombëtare si KFOR në Kosovë dhe në Bosnje. Ai thekson se investimet ushtarake të Serbisë, rreth 2.65% të PBB-së, dhe modernizimi i armatimit krijojnë kërcënim për stabilitetin rajonal, veçanërisht nëse reduktohet prania amerikane në KFOR, çka mund të rrisë tensionet Kosovë-Serbi dhe të destabilizojë rajonin.
Posted inEvropa


