Ligji për të huajt në Kosovë “përkëdhel” Kaja Kallas! Shefja e diplomacisë në BE: Gati dialogu me Beogradin

Shpërndaje:

Lexoje me nge

Shefja e politikës së jashtme të BE, Kaja Kallas, njoftoi gatishmërinë për të ndërmjetësuar një takim të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë, pas lehtësirave për komunitetin serb në Ligjin për të huajt. Ky hap vjen pas pajtimit për leje qëndrimi dhe njohje të përkohshme të letërnjoftimeve serbe në Kosovë, duke mbështetur integrimin e institucioneve serbe në sistemin kosovar. Dialogu i lartë ishte i bllokuar që nga 2023, pas sulmit në Banjskë dhe kontestit për dorëzimin e të dyshuarit nga Serbia.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *