Emisioni “Në Shënjestër” zbuloi probleme me tenderat për portin e ri të Porto Romanos, ku fituese u shpall një bashkim operatorësh që përfshinte kompaninë hollandeze Haskoning DHV Nederland B.V., e cila ka pasur vështirësi me pagimin e taksave dhe përfundoi në likuidim në Shqipëri. Projekti përfshin edhe një bazë ushtarake të kërkuar nga SHBA. Kostot u rritën në 13.6 milionë euro, ndërsa tenderi u shoqërua me dyshime për evazion fiskal dhe lidhje të kompanive me qeverinë Rama.
Posted inEkonomi


