Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet në Paris me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në takimin e tij të parë pas marrjes së mandatit të tretë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se Kurti do t’i kërkojë Macronit që Franca ta kushtëzojë Serbinë për të mos përdorur armë kundër shqiptarëve dhe të mbështesë largimin e NATO-së nga Zona e Sigurisë Tokësore, duke ia kaluar këtë detyrë Forcave të Sigurisë së Kosovës.
Posted inRajoni


