Përvetësoi fondet e FIFA-s, Kongo kërkon urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin e Fecofoot

Shpërndaje:

Lexoje me nge

Autoritetet në Kongos kanë kërkuar nga Interpol urdhër arresti ndërkombëtar për Jean-Guy Blaise Mayolas, presidentin e federatës së futbollit, Fecofoot, i dënuar për përvetësim të 1.1 milion dollarëve nga fondet e FIFA-s. Mayolas dhe familja e tij janë në arrati, pas dënimit me burgim të përjetshëm për përvetësim të fondeve që përfshinin edhe ndihmën për ekipin e grave të Kongos gjatë Covid-19. Autoritetet po punojnë për ngrirjen e aseteve të lidhura me rastin, ndërsa FIFA ka hapur procedura disiplinore ndaj tij dhe dy zyrtarëve të tjerë të Fecofoot. Mayolas mohon akuzat duke i cilësuar si komplot.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *