Shqipëria shpallet “kampione” në rajon për rritjen e çmimeve në dekadën e fundit

Shpërndaje:

Lexoje me nge

Shqipëria ka pasur rritjen më të shpejtë të çmimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor gjatë 10 viteve të fundit, duke kaluar nga 48.3% e mesatares së BE në 2015 në 70.6% në 2024. Ushqimet janë më të shtrenjtat në rajon (101% e mesatares së BE). Paga mesatare në Shqipëri mbetet më e ulëta në rajon, duke krijuar presion të madh mbi familjet shqiptare, që shpenzojnë 40% të buxhetit për ushqim, shumë më shumë se mesatarja e BE-së. Kjo çon në blerje të mallrave në vendet fqinje për shkak të kostos së lartë të jetesës në Shqipëri.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *