Kroacia ka shprehur interes për të bashkëpunuar me Shqipërinë në industrinë e dronëve ushtarakë, duke theksuar potencialin e kompanive kroate në këtë sektor në NATO. Kjo bashkëpunim vjen në një kohë kur Serbia zhvillon projekte të ngjashme me Izraelin. Shqipëria, e cila ka kontratë me kompaninë izraelite Elbit Systems, kërkon integrim më të madh në zinxhirët evropianë të furnizimit përmes partneriteteve si ajo me Kroacinë. Kroacia, përfitues direkte e fondeve evropiane për mbrojtjen, shihet si urë lidhëse në Ballkan për industrinë e mbrojtjes evropiane.
Posted inRajoni


