Presidenti i FSHF, Armand Duka, rrëfeu se i ka ofruar trajner Besnik Hasit postin e drejtuesit të Kombëtares, por ai u tërhoq për ofertën nga Anderlecht. Ai foli për bojkotet në kampionatin shqiptar, infrastrukturën që do të përmirësohet me projektin “Selman Stërmasi”, dhe mohoi ndeshjet miqësore me Italinë e Kosovën. Duka kritikoi KOKSH për moslejimin e pjesëmarrjes së FSHF në Asamble, duke fituar çështjen në CAS, që sipas tij nuk po respektohet nga Gjykata shqiptare.
Posted inKryesore


