Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, paralajmëron gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor se mund të humbasin mbi 700 milionë euro nga Plani i Rritjes për shkak të moszbatimit të reformave deri në qershor 2025. Shqipëria rrezikon 67.7 milionë euro, Kosova 68.8 milionë, Bosnja 373.9 milionë. Plani i BE-së (2024-2027) vlerësohet në 6 miliardë euro dhe synon dyfishimin e ekonomive rajonale në 10 vjet.
Posted inEvropa


