Tirana kap edhe Milanon për çmimet e apartamenteve, kryeqyteti i 4-t më i shtrenjtë në Europë

Shpërndaje:

Lexoje me nge

Me çmimet mesatare të apartamenteve në kryeqytet që kanë kaluar 2 mijë euro për metër, Tirana ka arritur Milanon për çmimet e shtëpive sipas fuqisë blerëse dhe është bërë ndër kryeqytetet më të shtrenjta të Europës, duke u renditur e katërta pas Moskës, Lisbonës dhe Pragës. Raporti çmim/të ardhura në Tiranë është 17.6 vite, krahasuar me 17.7 vite në Milano. Ndryshe nga Milano që ka rritje nga një ekonomi e zhvilluar dhe investime të huaja, në Tiranë rritja e çmimeve nuk shoqërohet me të ardhura të ngjashme apo investime të mëdha, duke krijuar një hendek të madh mes çmimeve dhe të ardhurave. Ndërtimi pritet të zgjerohet, me leje ndërtimi dhe taksa lokale që kanë arritur rekorde në fillim të 2026-ës.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *