Nënshkrimi i një marrëveshjeje për shkëmbimin e të dhënave sekrete në fushën e mbrojtjes ka rikthyer fokusin në bashkëpunimin ushtarak Serbi-Izrael. Qëllimi është mbrojtja e teknologjive ushtarake dhe sigurimi i aksesit në kontrata për përmirësimin e kapaciteteve ushtarake të Serbisë. Opozita kritikon momentin, për shkak të konflikteve në rajon. Serbia ka marrëveshje të tilla edhe me mbi 20 vende dhe organizata, përfshirë NATO-n, BE-në, Rusinë dhe Kinën. Eksportet e armëve nga Serbia në Izrael janë rritur ndjeshëm që nga 2023.
Posted inRajoni


