Dy miliardë euro, ofertë e biznesmenit serb Ranko Mimoviç për blerjen e shumicës së aksioneve në NIS, ka rikthyer debatet për pronësinë e kompanisë, aktualisht në duart e rusëve. Gazprom Neft pranon negociata vetëm me MOL, ndërsa presidenti Vuçiç e konsideron ofertën jo serioze. Ndërkohë, negociatat midis pronarëve rusë dhe MOL-it vazhdojnë me përplasje për rafinerinë në Pançevë, ndërsa e ardhmja e transaksionit varet nga miratimi i OFAC.
Posted inRajoni


