Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me komisioneren evropiane për Zgjerim, Marta Kos, kërkoi avancimin e Kosovës në procesin integrues dhe statusin e vendit kandidat, duke theksuar nevojën për llogaridhënie për sulmet terroriste në Banjskë. Ai kritikoi qasjen destruktive të Serbisë ndaj Kosovës dhe kërkoi unitet brenda BE-së për të mbështetur integrimin e Kosovës, duke theksuar rëndësinë e zgjerimit si mjet politik të BE-së.
Posted inRajoni


