Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, kërkoi gjatë takimit me Komisioneren e Zgjerimit të BE-së, Marta Kos, që aplikimi i Kosovës në BE të ndiqet vetëm me proces meritor, pa rrugë të shkurtra. Ai theksoi avancimin e Kosovës dhe rëndësinë e unitetit në BE për çështjen e Kosovës, duke kritikuar propozimet e Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiçit për integrim gradual në BE. Komisionerja Kos hodhi poshtë shortcut-et, duke vënë theksin te reformat e domosdoshme. Kurti gjithashtu ngriti sfidat e bashkëpunimit rajonal dhe kërcënimet e sigurisë nga fqinjët.
Posted inRajoni


