Të gjitha bizneset me të ardhura mbi 14 mln lekë kanë afat deri më 6 qershor për të aplikuar online për marrëveshjen e “Paqes Fiskale” me tatimet. Ajo lejon tatim të ulët mbi fitimin me një marzh 18% të fitimit deklaruar dhe taksë 5% mbi fitimet që kalojnë këtë nivel. Marrëveshja zgjat 1 vit, me mundësi rinovimi, dhe përfshin mundësinë për korrigjimin e pasqyrave financiare të 3 viteve të mëparshme me taksë të ulët. Nuk përfshihen bizneset me norma të reduktuara, detyrime të papaguara, apo në hetim. Administrata monitoron procesin për të parandaluar abuzimet dhe pastrimin e parave.
Posted inEkonomi


