Policia Bashkiake e Tiranës njofton se më 18 maj 2026, nga ora 12:00, do të ketë bllokime të përkohshme në rrugë kryesore për shkak të “Turit Çiklistik të Shqipërisë 2026”. Preken Sheshi Skënderbej, bulevardet Zogu i Parë, Dëshmorët e Kombit, dhe segmenti Tiranë–TEG–Reps. Apelohet për përdorim të rrugëve alternative. Në garë marrin pjesë 20 skuadra nga Shqipëria, Ballkani dhe Evropa.
Posted inKryesore


