Gjermania dhe Holanda, bazë taktike në Baltik për t’i bërë presion Rusisë

Shpërndaje:

Lexoje me nge

Komanda e përbashkët ushtarake gjermano-holandeze GNC1 do të ngrejë këtë vit në Baltik një bazë taktike për të komanduar forcat e NATO-s në krahun lindor dhe për të shtuar presionin ndaj Rusisë. Ajo do të ketë në Estoni dhe Letoni një rol drejtues, duke mbështetur deri në 50 mijë trupa dhe duke planifikuar stërvitje, përgatitje për konflikt dhe udhëheqje në rast lufte. Baza aktuale është në Mynster, dhe baza e re në Baltik synon të rrisë kapacitetet dhe shpejtësinë e reagimit. GNC1, themeluar në 1995, drejtohet me rotacion nga Gjermania dhe Holanda dhe përfshin staf nga 14 vende të NATO-s. NATO ka nisur gjithashtu programin “Shtegu Baltik” për forcuar sigurinë e infrastrukturës nënujore pas sabotimeve në rajon.

Shpërndaje:

Comments

No comments yet. Why don’t you start the discussion?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *