Egnatia është kampionia e Shqipërisë për sezonin 2025/2026, duke fituar titullin e tretë me radhë në “Abissnet Superiore” pas fitores 2-0 ndaj Dinamo City. Protagonist ishte Alessandro Albanese me dy gola. AF Elbasani dhe Egnatia mbyllën me po 37 pikë, por Egnatia fitoi falë golavarazhit më të mirë. Egnatia do përfaqësojë Shqipërinë në Champions League, ndërsa AF Elbasani, Dinamo City dhe Vllaznia në Conference League.
Posted inKryesore


