Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka shënuar rritje në zgjedhjet e parakohshme, duke fituar 20 mandate dhe rritur bazën elektorale me 5 pikë përqindje. Lumir Abdixhiku saktëson se mbështesin kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente dhe janë të gatshëm për bisedime për formimin e institucioneve të reja. Sipas rezultateve preliminare, Vetëvendosja kryeson me 43.22% të votave, PDK ka 21.28%, LDK 17.76%, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.09%.
Posted inRajoni


