Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut shfuqizoi vendimin e vitit 2007 që kishte vendosur emra shqiptarë në rrugët dhe sheshin në Tetovë, duke rikthyer emrat e mëparshëm sllavë dhe jugosllavë. Vendimi u miratua me pesë vota “për” dhe shkaktoi reagime të forta nga opozita shqiptare dhe BDI, që e konsiderojnë atë kthim prapa dhe cenim të barazisë ndër-etnike. Komuna e Tetovës ka formuar një komision për riemërtimin e rrugëve, që synon të ruajë emrat shqiptarë në përputhje me ligjin.
Posted inRajoni


